Elbasani ” As me Pashën, As me Beun ” – nga Shefqet Deliallisi

NJË SHEKULL MË PARË…

 

Elbasani “As me Pashën, As me Beun”…

Në fillimin e viteve ’20 në Elbasan politika dominohej totalisht nga dy figurat kryesore të qytetit: Shefqet Vërlaci dhe Aqif Pasha.

Në zgjedhjet e vitit 1923, intelektualët dhe borgjezia e qytetit të pakënaqur krijua një parti politike si opozitë kundër dy njerëzve të fuqishëm të qytetit. Partia u quajt “As e Pashës as e Beut”, dhe kishte qëllim:

“Për me punumun që delegatët e asamblesë së prefekturës (deputetët) të përfaqësojnë mendimin e popullit e jo të personave”.

Në një Thirrje të datës 31 Tetor 1923 që grupimi “As me Pashës, as me Beun” i drejtohej popullit të Elbasanit, Çermenikës, Mokrës, Shpatit, Dumresë Krrabës, Grykës së Zaranikës, Peqinit, Darsisë, Vërçës e Sulovës:

“Qarku i ynë…. dashë a pa dashë e ka lanë fatin e vet në dorë të pashës e të beut, e kjo gjendje na ka prue shumë pengime e vështirësi. Sot pra o vëllezën ka ardhë koha me e thymun nji zgjedhë …”

Thirrja, nënshkruhej nga:

  1. Abdulla Atai
  2. Rrapush Demeti
  3. Lef Nosi
  4. Tahsin Myftiu
  5. Kamber Shabani
  6. Mustafa Kotherja
  7. Ahmet Dakli
  8. Hysen Plangarica
  9. Demir Bunga
  10. Thanas Floqi
  11. Ibrahim Hastopalli
  12. Qamil Shkodra
  13. Demir Sulçe
  14. Qamil Skilja
  15. Qazim Hasekiu
  16. Arif Dardha
  17. Sulejman Domi
  18. Isuf Balliçi
  19. Abdyl Daiu
  20. Ibrahim Bumçi
  21. Isuf Pajenga
  22. Pava Jorgaqi
  23. Stefan Papajani
  24. Sadulla Haxhisyseni
  25. Anastas Dodbiba
  26. Grigor Nosi
  27. Musa Belegu
  28. Veli Kazazi
  29. Met Selita
  30. Bexhet Hasekiu
  31. Filip Shuteriqi
  32. Hysen Bakalli
  33. Hysen Peni
  34. Ali Zyma
  35. Refik Kajanaku
  36. Kamber Bevapi
  37. Isuf Belegu
  38. Hysen Dakli
  39. Qazim Gjevori
  40. Ali Hysen Gjata
  41. Ali Mitarja
  42. Arif Çela
  43. Asllan Gjata
  44. Abedin Isa Efendiu
  45. Selman Belshaku
  46. Ali Gaçe
  47. Til Kasapi
  48. Lam Çopo
  49. Xhaferr Hakani
  50. Ibrahim Ali Kopili
  51. Xhaferr Duhanxhiu
  52. Hafëz Ymer Dilja

Për Partinë “As e Pashës as e Beut” kandiduan për deputetë:

  1. Aleksandër Xhuvani
  2. Ibrahim Dedej
  3. Sali Çeka
  4. Xhaferr Kongoli
  5. Simon Shuteriqi
  6. Hysen Plangarica
  7. Qamil Gëlqeraxhiu
  8. Ahmet Dakli
  9. Kostaq Cipo
  10. Ismail Dyrmishi
  11. Asllan Shahini
  12. Hysen Dyrmishi

Asnjeri prej tyre nuk fitoi. Ndikimi i Shefqet Verlacit ishte shumë i fortë në Elbasan.

Gjithsesi borgjezia dhe intelektualët e Elbasanit, një shekull më parë, me kurajo qytetare kërkuan ndryshimin…

Shefqet Deliallisi – Tetor 2021

Shefqet Deliallisi

Tagged in:,

Pin It on Pinterest

Share This