Aleksandër Xhuvani – Mark Ndoja “ORTOGRAFIA E GJUHËS SHQIPE” {Gegenisht} 1948

Nga Leka Ndoja

leka-ndoja
Për t’i vû nji bazë unifikimi mënyrës së shkrimit të gjuhës, Seksioni i Gjuhësisë e i Letërsisë muer e studioi për disa kohë çashtjen shumë të vështirë të ortografisë së gjuhës, dhe si rezultat të këtij studimi hartoi këto rregulla ortografike që po i botojmë në këte Buletin, me qëllim që t’i njohin e t’i këndojnë gjithë arsimtarët dhe intelektualët, që merren pak a shumë me gjuhë dhe dëshirojnë unifikimin e shkrimit të saj.
U lutemi gjithë kêtyne shokëve që t’i këndojnë me kujdes këto rregulla e të na dergojnë me shkrim mendimėt e tyne mbrenda tri javeve prej dates sė marrjes së Buletinit, per t’i pasë para sysh në hartimin definitiv të rregullavet t’ortografisë.

Përmbajtja:

1 FONETIKA
2 AKCENTI
3 APOSTROFI
4 MORFOLOGJIA
4.1 Emnat femnorë më ë
4.2 Emnat femnorë më e, é, a.
4.3 Emnat femnorë më i
4.4 Emnat femnorë derivatë
4.5 Emnat femnorë më -ijë
4.6 Emnat femnorë më -një
4.7 Emnat femnorë më -ëz a -zë
4.8 Emnat femnorë më -ëm a më
4.9 Emna më -ël, -ën, -ër
4.10 Emna më -ull e më -ur
4.11 Emnat mashkullorë
4.12 Emna më -ës
5 MBIEMNAT
5.1 Mbiemna më – të
5.2 Mbiemna më -më a më -ëm
5.3 Mbiemna më -shëm
5.4 Mbiemnat më -ël e më ër
6 NYJET
7 NUMËRORËT
8 PËREMNAT
8.1 PËREMNAT VETORË
8.2 PËREMNAT DËFTORË
8.3 PËREMNAT PRONORË
8.4 PËREMNAT LIDHORË
8.5 PËREMNAT PYETËS
8.6 PËREMNAT E PAKUFISHËM
9 FOLJET
10 NDAJFOLJET
11 PARAFJALËT
12 LIDHËZAT
13 TË NDRYSHME
——-

FONETIKA

1. Grupet e zanorevet ua, ie, ye të toskënishtes do të shkruhen në gegënishtet ue, ie, ye; p.sh. shkruaj (t.), shkruej (g.), lakruar (t.), laknuer (g.), miell (t. e g.), thyej (t. e g.), fyell (t. e g.) etj.
2. Grupet e bashkëtingëllorevet mb, nd, ngj, që toskënishtja i ruan të plota dhe gegënishtja, ma të shumën, i ka asimilue më m, n, nj, do të ruhen të plota në shkrim; p.sh. mbaj e jo maj, kambë e jo kamë, ndër e jo nër, këndoj e jo kënnoj, ngjall e jo njall, ngjalë e jo njalë etj.

AKCENTI

Për punë lehtësimi, nuk do të përdoret akcenti në shkrim, përveç akcentit hundor.
Akcenti hundor (^) do të përdoret në gegënishtet vetëm n’ato fjalë, ku ka ranë hundorja n dhe ka lënë shqiptimin hundor; p.sh. zâ, frê, mullî, hŷ, me fshâ, me bâ, bâhet, bâjmë, etj; me rrâ me mê, me hŷ, âsht, shtâzë, kërthîzë, kîzë, fullâzë, etj. Nuk do të shkruhet akcenti hundor n’ato trajta emnash e foljesh, ku kundorja e ranë duket prapë; p.sh. zani, freni, mullini, bana, fshana, mena, hyna, etj. Gjithashtu nuk do të shkruhet ky akcent n’ato fjalë, emna, mbiemna e folje, që kanë nji bashkëtingëllore mbas hundores, p.sh. anza, kambë, vend, katundi, i randë, gdhend, gdhenda, humb, humba, etj.
Fjala ma do të shkruhet me akcent hundor në gegënishtet.

APOSTROFI

1. Ë-ja fundore e patheksueme e çdo fjale elidohet përpara çdo zanoreje në toskënishtet e në gegënishtet; p.sh. buk’ e grinjë, vajz’ e urtë, kal’ i bardhë, djal’ i math, gjalp’ i tretur, ran’ e fjetën, dhan’ e muerën, ven’ e vijnë, m’i dha, m’ep, t’i mori, m’u vërsul, etj.
Ë-ja e fjalës më e toskënishtes kur përdoret si pjesëz krahasimi elidohet, p.sh. puna m’e rëndë, m’i mirë, m’e mira, etj.; kur përdoret si ndajfolje nuk elidohet, p.sh. shko më atej, do vijsh më a jo, etj.
Ë-ja e që-s herë elidohet në toskënishtet, herë jo, p.sh. q’ ish e që ish, q’ atëherë, që atë ditë, q’ atë ças, etj.
Sa për ë-n e përemenavet më, të shif f. 12.
2. E-ja fundore e patheksueme e emnavet femnorë elidohet në toskënishtet, në gegnishtet jo, p.sh del’ e bardhë (t.), dele e bardhë (g), nus’ e re (t.), nuse e re (g.), etj.
3. A-ja fundore e patheksueme e emnavet femnorë elidohet në toskënishtet e në gegënishtet jo, p.sh arr’ e madhe (t.), arra e madhe (g.), fush’ e gjerë (t.) fusha e gjanë (g.), etj.
A-ja fundore e patheksueme e emnavet femnorë që të pashquem mbarojnë me nji i të theksueme dhe e atyneve që mbarojnë me nji e të patheksueme nuk elidohet as në toskënishtet, as në gegënishtet, p.sh. shtëpia e madhe, liria e shtypit, lulja e kuqe, delja e bardhë, etj.
4. I-ja fundore e patheksueme e emnavet mashkullorë të trajtës së shqueme elidohet përpara zanores i në toskënishtet e në gegënishtet, p.sh djal’ i mbarë, bar’ i thatë, drejtor’ i shkollës, lis’ i gjatë, etj.
I-ja fundore e theksueme e emnavet femnorë të pashquem nuk elidohet, p.sh. shtëpi e madhe, qershi e kuqe, etj.
Gjithë zanoret fundore të theksueme nuk elidohen, p.sh. vëlla i math, kala e madhe, barrë e rëndë, fole e prishur, gjë e madhe, gdhë i vogël, shtëpi e madhe, kështu u-bë, këtu erdhi, etj.
(Vijon)
Instituti i Shkencave, Tiranë, Buletin i Institutit të Shkencave, Redaktor përgjegjës prof. Mark Ndoja, viti II-të, Prill 1948, nr. 1, f. 5-10 dhe 39-50. Përgatiti prof. Aleksandër Xhuvani.
# “Ortografia e Gjuhes Shqipe” u botua me pak ndryshime nga ky botim i “Buletinit te shkencave” si tekst më vete më 1949.
cipo-xhuvani-ndoja
Profesorët e Institutit Pedagogjik, Tiranë 1951
Kostaq Cipo, Aleksandër Xhuvani, Mark Ndoja

Pin It on Pinterest

Share This