SIR BASIL HANRY LIDDELL HART
Në ditët e para mbas përfundimit të Luftes së Dytë Boterore shkrimtari dhe Oficeri Madhor i Ushtrisë Britanike, Sir Basil Hanry Liddell Hart, shkoi e takoi Oficerat madhorë të ushtrisë gjermane të grumbulluar në një vend të rezervuar dhe u mori atyre intervista shumë interesante mbi luftën e sapo përfunduar si dhe mendimet e tyre për komandantët e ushtrisë gjermane që i kishin udhëhequr.
Kemi paraqitur këtu vetëm Kapitullin e V-të që flet për Gjeneralin Guderian.
GJENERALËT GJERMANË TREGOJNË HISTORINË E LUFTËS TË HUMBUR
LUFTA E DYTË BOTËRORE TREGUAR NGA GJENERALËT E RAJHUT TË TRETË
Kapitulli i V: Guderiani, Arkitekti i Fitoreve të Para
Në vitin e parë të luftës, pushtimet hitleriane shkaktuan ndryshime rrënjësore në hartën gjeografike të Europës. Rezultatet e tyre bënë të ndryshojë përgjithmonë drejtimi i historise boterore. Këto ndryshime historike i takojnë jo vetëm Hitlerit por kryesisht Guderianit, sepse ky ishte njeriu me pikëpamje të hapura, duke qenë pikërisht ai që krijoi armën tankiste gjermane, nuhati rezultatet e fuqishme që mund të vinin si rezultat i futjes në thellësi të forcave strategjike tankiste, shumë të lëvizëshme, dhe i stërviti këto forca për një seri manovrash të tilla. Për më tepër arkitekti, ashtu si rrallë herë ndodh në histori, ishte njëkohësisht edhe zbatuesi kyesor i tij. Ishte pikërisht Guderiani që veproi në thyerjen e mbrotjes së Sedanit dhe që komandoi përparimet e mëtejshme të forcave tankiste drejt brigjeve të La Manshit si dhe në drejtim të kufirit zviceran, duke shkaktuar rënien e Francës.
Nuk ishte e mundur që këto goditje përcaktuese, që kaq shumë influencuan në fatet e botës, do të ishin kryer nëse nuk do të kishte qënë Guderiani. Megjithëse Hitleri u tregua mjaft largpamës për të vlerësuar këtë teknikë të re ushtarake, pikpamjet e tij mbetën më pak të sigurta se ato të Guderianit. Gjithashtu, as Shtabmadhoria, në gjithë kompleksitetin e saj dhe asnjë nga gjeneralët më me autoritet nuk qenë në gjendje të parashikonin këto mundësi revolucionare.
Në vitet që paraprinë konfliktin, Shtabmadhoria u preokupua më shumë në pajisjen e ushtrisë me pajisjet e zakonshme tradicionale sesa të shqetësohej për potencialin e forcave tankiste dhe mënyrën se si mund të viheshin në zbatim. Për ta zhvilluar këtë “model të ri”, Guderianit ju desh t’i nënshtrohet një rezistence të fuqishme por që nuk zgjati dhe aq shumë, aq sa ajo që u desh në Angli që ishin ideatorët e zbatimit të këtij parimi. Dhe kur edhe ai adoptoi parimin e përdorimit të forcave më një lëvizshmëri shumë të shpejtë si ato të forcave tankiste për një penetrim strategjik me rreze të gjerë veprimi – që nënkuptonte vënien në lëvizje të pararojës së masës mbështetëse të ushtrisë – atëhere gjeneralët më të vjetër paraqitën rezerva tepër të mëdha. Ashtu si kolegët e tyre anglezë dhe francezë, edhe këta mbetën të tronditur nga rrezikshmëria që këto paraqisnin, në vend që të arrinin të kuptonin fuqinë potenciale të këtyre goditjeve si ato të një çekani pneumatik.
Edhe pas shkatërrimit të shpejtë të Polonisë, në Shtabmadhori dhe veçanërisht midis gjeneralëve të vjetër, vazhdoi të qëndrojë në fuqi aspekti negativ i këtij mendimi. Ata qëndronin gjithmonë në mendimet tyre, sidomos në idenë e zbatimit ofensiv të tij në frontin perëndimor. Duke marrë për bazë efektivat në fushën e betejës, asnjë prej tyre nuk besonte se ushtria gjermane do të ishte në gjendje të arrinte një sukses të plotë përfundimtar. Ky opinion do të kishte qënë sigurisht i drejtë nëse do të ishin zbatuar metodat ortodokse aq të dashura për gjeneralët e vjetër. Në mbledhjet e organizuara për studimin e planeve ofensive, ata vazhdonin të insistonin se pasi maja e shigjetës të divizioneve tankiste të Guderianit të kishin kryer shpartallimin e forcave Franceze të ardhura nga Ardenet, do qëndronin detyrimisht në pritje në brigjet e lumit Mosa deri në ardhjen e trupave të këmbësorisë. Ata insistonin se kalimi i lumit nuk do të bëhej i mundur deri në ditën e nëntë apo të dhjetë pas fillimit të ofensivës. Me këtë rast komanda franceze do të kishte marrë masat dhe do të kishte tërë kohën e nevojshme për të ndryshuar planet e betejës dhe të bënte të mbërrinin në vend rezervat e nevojshme për të bllokuar kalimin e lumit Mosa.
Por Guderiani e kaloi lumin po atë ditë kur tanket mbërritën në Mosa, d.m.th. ditën e katërt pas fillimit të ofensivës kundra Francës. Pastaj, megjithë mëdyshjen e komandës së lartë, përparoi në thellësi të prapavijave aleate deri në një thellësi prej 260 km., duke prerë rrugët e furnizimeve anglo-franceze. Kështu që në ditën e njëmbëdhjetë pas fillimit të ofensivës mbërriti në brigjet e La Manshit, duke bërë të mundur shkëputjen e krahut të majtë të forcave aleate. Kjo goditje, që kishte shpejtësinë dhe forcën goditëse e një vetëtime, vendosi praktikisht mbi fatin e kësaj fushate.
Edhe Hitleri i cili kishte mbështetur me aprovimin e tij këtë lëvizje të Guderianit, në kundërshtim me të gjithë dyshimet e shpehura nga këshilltarët e tij më në zë, mbeti dhe ai akoma i pavendosur mbi këtë veprim marramendës të gjeneralit. Nëse Hitleri nuk do të kishte urdhëruar ndalimin e këtij përparimi, Guderiani do ta kishte prerë tërheqjen përtej La Manshit të ushtrise angleze nga Dunkerku. Por kjo ndërhyrje e diktatorit pati rezultate fatale mbi ecurinë e konfliktit, megjithëse nuk influencoi konkretisht në këto ngjarje. Ushtria franceze nuk arriti kurrë ta rimarrë veten pas kësaj goditje dhe humbjes së gjithë krahut të saj të majtë. Ishte gjithashtu penetrimi i rrufeshëm i Guderianit nga Aisme në drejtim të kufirit zviceran që i dha goditjen përfundimtare dhe që përcaktoi shembjen e armatave të tjera dhe dorëzimin e vetë Francës.
Heinz Guderiani lindi në Kulm më 17 Qershor 1888. Ishte i pari nga dy djemtë e Freidrich e Klara Guderianit. Mendohet se mbiemri, jo i formës gjermane, duhet të vinte nga fshati hollandez Guderjan, nga ishulli në rrjedhën e lumit Ren. I ati i Guderianit kishte qënë oficer i një batalioni të gjahtarëve të Pomeranisë ku dhe vetë Heinzi, kur u fut në ushtri, u caktua në një batalion të Hannoverit po të këtij tipi, që i korrespondonte rregjmenteve që në Angli quheshin “këmbësoria e lehtë” dhe “pushkatarët”. Këto ishin trupa të stërvitura për të lëvizur, në trasferime apo në manovra, me hapa më të shpejta se repartet e tjera të këmbësorisë. Kemi këtu një koinçidencë sepse edhe në Angli të tre profetët e luftës së shpejtë me mjete të korracuara e kishin pikërisht prejardhjen nga këmbësoria e lehtë e nga pushkatarët. Eksperienca e luftës së llogoreve gjatë Luftës Së Parë Botërore, që kishte çuar në pothuaj paralizimin e plotë të frontit, i ishte ngulitur në tru Guderianit si dhe kolegëve angleze, duke i bindur si njërin ashtu dhe tjetrin mbi domosdoshmërinë e një lufte lëvizëse duke kërkuar taktika të reja e mjete të tjera.
Nga ana tjeter, traktati i paqes e ndalonte Gjermaninë të kishte në pronësi tanke, kështu që kaloi shumë kohë para se Gjermania të kishte një eksperiencë direkte të këtij mjeti luftarak të ri dhe të përdorimit të tij. Por nga ana tjetër, filloi të grumbullojë informata të vlefshme së bashku me një studim të kujdsshëm mbi çdo informatë që mund të botohej për këtë qëllim. Në një bisedë me të, duke më folur për këtë aktivitet studimi të hershëm më thoshte “U intersova për herë të parë për tanket që në vitin 1922, atëhere kur u caktova në Ispektoriatin e Trupave të Motorizuara, në Ministrinë e Parë Reichsëehr. Që nga ajo periudhë fillova të studioja mbi eksperimentet që ishin kryer pas konfliktit me tanket në Luftën e Parë Botërore nga ana e ushtrive të huaja, me rezultate e tyre sa që më 1928 m’u ngarkua detyra e instruktorit të taktikës të mjeteve të korracuara. Grupi i dëgjimit i kryesuar nga unë ishte i përbërë nga oficerë të të gjitha armëve, të grumbulluar në Berlin në Trupin e Instruksionit të Trasporteve të Motorizuara që do të ishte pararoja e Panzerschule. Në vitet që vijuan, ndërtova skemat teorike të organizimit dhe taktike të trupave të korracuara, pasi e ndjeja veten se isha i përgatitur nga ana teorike, saqë vendosa që nëse Gjermania do të arrinte një ditë të rifitonte liritë e cunguara, do të merresha me themelimin e divizioneve të korracuara”. Mbas një studimi të thelluar të shkrimeve të pasluftës franceze dhe angleze mbi luftën me mjetet e korracuara – mbi gjendjen aktuale te kesaj arme dhe perspektivat e saj – Guderiani arriti në përfundimin se duhej braktisur teoria që sundonte në Francë, që i shikonte tankset si mjete mbështetjeje për sulmet e këmbësorisë dhe të bazohej në teorinë që vinte nga Anglia se tankset duhet të vepronin në mënyrë të pavarur ashtu siç kishte vepruar kalorësia në shekujt e kaluar. Ky koncept, shumë më revolucionar, mbi detyrat e tankseve ushtronte një influencë të madhe në mendjen e hapur dhe shpirtin dinamik të Guderianit.
Me 1930 Guderiani u caktua si komandant i batalionit të 3-të të motorizuar me qendër në Berlin. Gjatë dy vjetëve që qëndroi në këtë detyrë, u kujdes për një riorganizim të saj; një kompani u pajis me tankse vrojtimi, një me tankse sulmi dhe një të tretë e transformoi në kompani kundratanke. Si tankset ashtu dhe topat kundratankse ishin sigurisht fallso për shkak të kufizimeve të traktatit të paqes.
“U mora me zhvillimin e radio-komunikacioneve nga një tanks tek tjetri me rezultate të mira”. Këto eksperimente, megjithëse në nivel më të kufizuar se ato të korpusit eksperimental të korracuar të filluar tre vjet më parë në gjirin e ushtrisë angleze, praktikisht shënuan fillimin e zhvillimit të së njëjtës direktivë. Në Tetor të vitit 1931 Guderiani emërohet komandant i shtabmadhorisë të Ispektporatit të Trupave të Motorizuara, nën urdhërat e gjeneralit Lutz. “Komandanti i im ishte plotësisht d’akord me idetë e mia dhe i mbështeti energjikisht ato.”
Një nxitje akoma më e madhe i erdhi mbas hipjes në fuqi te Hitlerit, në Janar 1933. “Në muajin Qershor të 1934, u krijua komanda e Trupave te Motorizuara të Sulmit që më vonë u quajt Kommando der Panzertruppen. (Komando e Trupave Tankiste). Unë u caktova kryetar i shtabmadhorisë, nën drejtimin e gjeneralit Luts. Në Korrik të 1935, në Munsterlager, kryem manovrat e para me një divizion të korracuar dhe patëm një sukses të plotë. Si rezultat, më 1 Tetor 1935 u krijuan tre divizione të korracuara, e 1-ra në Ëaimar, e 2-ta në Ëurzburg dhe e 3-ta në Berlin.” Për të parën u caktua komandant gjenerali baron von Ëeichs, për të tretën nën/gjenerali Fessmann; por për të dytën u caktua Guderiani, megjithëse ishte vetëm kolonel.
Dy vjet më parë, Ministria e Luftes angleze më në fund u bind të krijojë një brigatë të korracuar mbi një bazë të përhershme, e para e këtij lloji në gjithe botën e atëhershme. Në kundërshtim me atë që ishte vepruar në kohë të vët me korpusin eskperimental të vitit 1927-28, komanda e brigatës se korracuar ju ngarkua një specialsiti të manovrimit të tankseve, brigadieri gjeneral P.C.S. Hobart, njeri me pikëpamje të hapura dhe i pajisur me ndjenjat dinamike të lëvizshmërisë. Ai u përpoq shumë për të zhvilluar metodat taktike dhe ato teknike të radiokomunikacionit të nevojshme për një armë të caktuar në një detyrë operative të një shpejtësi ekstreme. Përfitoi gjithashtu nga rasti për të eksperimentuar praktkisht teorinë e penetrimit strategjik në thellësi që forcat e korracuara të vepronin pavarësisht nga armët e tjera, teori që unë e paraqisja dhe e mbeshtesja që prej dhjetë vjetësh. Shumica e komandantëve ushtarakë më të dalluar, por që shikonin këtë lloj taktike luftarake me shumë dyshime dhe pak simpati së bashku me kryetarin e shtabmadhorise sir Archibald Montgomery, e ndaluan në vitet pasardhëse që të vazhdonin këto lloj eksperimentesh. Nga ana tjetër kalimi i Brigatës së I-rë të korracuar në divizion të korracuar u vonua edhe për tre vjet të tjera radhazi.
Ky manifestim ngjalli pershtypje të veçante jashtë shtetit, veçanërisht në mendjen e Guderianit. Pak kohe pas mbarimit të luftes një officer bullgar, koloneli Kandiev, më tregoi për atë periudhë kur kishte kryer shërbimin si vëzhguez pranë ushtrisë gjermane, duke u përqëndruar veçanërisht në stërvitjet e reparteve tankiste nën urdhërat e Guderianit: “Besimi që ai kishte në forcat tankiste ishte e tillë sa që ai bënte çmos që këtë entuziazëm t’ja transmetonte edhe vartësve të vet. U kalonte atyre kopje të librave dhe revistave të huaja, duke i paguar nga xhepi i tij, ashtu si paguante edhe një mësues për të bërë të mundur përkthimet e përaferta”. Kandievi vazhdoi duke më thënë se “çdo levizje” të pershkruar teorikisht prej meje dhe e zbatuar në terren nga Hobbarti “kopjohej dhe përkthehej në demostrim praktik: ishte sikur të bëje një provë gjenerale të një çfaqjeje theatrale”. Oficeri bullgar më tha se një herë “një specialist i mbrojtjes kundratanke që kryente një vizitë në kamp me shpjegoi kufijtë ku mund të arrinte arma e korracuar”, duke marrë për bazë opinionin e gjeneraleve anglezë që kishin vënë në zbatim metodat e reja ofensive. Guderiani ja ktheu me padurim: “Kjo është shkolla e vjetër, është pikërisht një mësim i një shkolle të vjetër. Unë kam besim te Hobarti, njeriu ynë i ri”. Në një takim pas luftë, Guderiani më theksoi se: çfarë ju ka thënë koloneli bullgar është e saktë. Kjo i takon viteve 1935-36, kur kisha komandën e divizionit të 2-të Tankist në Ëurzburg”.
Megjithatë, rezultoi mjaft e vështirë të mbushje mendjen e komandës gjermane për këtë koncept të ri në përdorimin strategjik autonom të forcave Tankiste për të kryer ofensiva me rreze të gjatë veprimi. Megjithë bindjet e tij të thella, Guderianit ju desh të eci përpara me hapa të ngadalta, duke evituar të çfaqi pikëpamjet e tij mbi këto metoda të reja. Kjo i detyroi disa nga kolegët e tij të mendonin se akoma nuk ishte i bindur në to edhe deri më 1939. Por me këtë rast Manteuffeli, që ishte gjithmonë në kontakt të ngushtë me Guderianin deri më 1936, thekson se “Guderiani ishte që në fillim në favor të principeve për një përdorim strategjik të forcave Tankiste d.m.th, për një penetrim të thellë në territorin armik, pa e çarë kokën për një rrezik që mund t’i vinte nga krahët e pa mbrojtura dhe tepër të zgjatuara. Kjo ishte dhe arsyeja që edhe projekti i trasportimit të të gjithë elementëve mbështetës të forcave Tankiste (këmbësoria, artileria, xhenioja) të kryhej po me të njëjtat mjete, d.m.th. me automjete të pajisura me zinxhire, dhe kërkoi që të gjitha shërbimet e furnizimit (të karburantit, municioneve dhe ushqimeve) të bëheshin organikisht pjesë e reparteve të luftimit. Kjo i jepte mundësi këtyre shërbimeve të shoqëronin grupin Tankist, duke e ndjekur atë hap pas hapi dhe duke u shkrirë me të; në këtë mënyrë Guderiani ishte në gjendje të siguronte furnizimet për një periudhe prej të paktën tre deri pesë ditësh pa qënë nevoja të mbështetej gjithmonë tek prapavija.
“Ndoshta kishte mundësi që në disa raste nuk kishte insistuar shumë në këtë pikë me më shumë energji; por kjo bazohej tek fakti se shumë oficerë madhorë të brezit të vjetër nuk ishin në gjendje të bindeshin për këto metoda të reja, dhe ai dëshironte t’i paraqiste këto metoda në një formë sa më të pranueshme”.
Kjo tregon se sa e vendosur ishte rezistenca edhe në ushtrinë gjermane kundrejt teorive të reja, megjitëhse i kishin dhënë kaq fitore. Guderiani nga natyra ishte mësuar t’i shrehte mendimet e tij haptazi, dhe e kishte të vështirë t’i fshihte dhe ti ndrydhte ato kundrejt auoriteteve më të larta. Instinktivisht shprehte gjithmonë të vërtetën përpara diplomacise. Një nga drejtuesit kryesore të industrise automobilistike Opel, Nordoff, më tregonte se një mikut të tij danez, dhe kjo i kishte ndodhur kur disa vjet para lufte, pikërisht në periudhën kur gjenerali Fritsch ishte komandant i ushtrisë, ai dhe përfaqësuesit e tjerë të industrisë automobilistike ishin të ftuar të asistonin në paraqitjen e disa automjeteve ushtarake. Pas manifestimit Guderian i la me gojë hapur të gjithë të pranishmit, si ata ushtarakë apo civilë, duke ju drejtuar direkt komandantit Fritsch për ti saktësuar se ky manifestim ishte krejtësisht për tu konsideruar pa asnjë vlerë. Pasi automjetet ishin të paafta për qëllimin për të cilin ishin ndërtuar. Përfundoi duke thënë “Nëse do të ishin zbatuar këshillat e mia, sot do të kishin forca tankiste të vërteta.”
Disa nga të pranishmit i vleresuan fjalët e Guderianit si një akt flagrant mosbindjeje, duke patur parasysh veçanërisht se ishin shpehur në prani të shumë gjeneralëve më të lartë se ai në grada. Megjithatë Guderiani mbeti shumë i habitur për këto gjykime të tij, mbasi sipas tij kishte vepruar në bazë të traditës së vjetër prusiane, e cila thoshte se duhet të ishte “krejtësisht i çiltër, edhe në prani të mbretit”, traditë kjo që kishte dy shekuj që ishte në zbatim dhe kundrejt saj akoma nuk kishte dalë asnjë urdhër kundra.
Për mometin, besimi i tij në këtë traditë dhe për të respektuar kapacitetin e atyre që ishin më lart se vetja, rezultoi e justifikuar. Por kur u vendos për të zgjedhur komandantët e forcave të reja Tankiste, ata treguan se kishin besim te eksperienca: nga kjo pikëpamje Gueriani kishte qënë më me fat sesa kolegët e tij britanike, ekspertë të tankeve. Nga fillimi i vitit 1938, u emerua komandant i Korparmates së 16-te, e para korparmatë tankiste e ushtrisë gjermane, ku në sajë të këtij emërimi ja kaloi edhe shumë gjeneralëve më të vjetër se ai. Data e emërimit ishte 4 Shkurt 1938, e cila koincidoi me atë të ndryshimeve të papritura në gjirin e komandës së lartë gjermane: largimi i paparashikuar i gjeneraleve von Blomberg dhe von Fritsch. Duke biseduar me të shumë vjet më vonë, vetë Guderiani e përcaktoi 4 Shkurtin si “ditën e zezë për ushtrinë”, por nga pikëpamja historike, u pa qartë se perspektivat ishin për një fitore të shpejtë në rastin e një konflikti të ardhshëm dhe se shanset u rritën së tepërmi nga emërimi i tij si komandant i korparmatës.
Në verën e po atij viti, emri i Guderianit u muar në kosideratë edhe për emërimet në Shtabmadhorinë e Përgjithshme në zëvendësimin e gjeneralit Beck. Megjithatë kjo ngjalli vështirësi meqënëse kandidatura e tij ishte propozuar dhe mbështetur nga ata që ishin kundër kandidaturës së tradicionalistit Halder dhe polemikat e zjarta që vazhduan për to lanë një gjendje tensioni në të dy krahët e barrikadës. Ky episod u bë shkak të nxisi ata që ishin kundra Guderianit duke e konsideruar atë si “teknik”, duke lënë të nënkuptohet se ai nuk i kishte të dhënat për të komanduar njësitë e mëdha. Kundërshtarët e tij flisnin më përçmim për të si për një ushtarak “I papërgatitur nga shkolla e luftës” dhe kjo shprehje u përsërit kaq e kaq herë seqë u muar si e vërtetë, siç pata rastin ta vërtetoj unë vetë në bisedimet që pata pas lufte me gjeneralët gjermanë. Në të vërtetë Guderiani kishte qene regjistruar në shkollën e luftës që në 1913, megjithëse shpallja e luftës në 1914 e kishte penguar të diplomohej në të. Gjatë konfliktit Guderiani kreu funksione të ndryshme në shtabmadhori dhe në 1918 hyri të bënte pjesë në Shatbmadhorinë e Përgjithshme. Pas lufte kreu funksione për tre vjet rresht si instruktor të një instituti të lartë për oficera, që u vu në funksionim në formë klandestine në Stettin. “Kisha fituar eksperiencë në drejtimin teknik të Shtabmadhorisë, si dhe deri ku i kishte kufijtë e veprimit”. Nëse Guderiani nuk kishte qënë i kualifikuar për detyrën e kryetarit të Shtabmadhisë së Përgjithshme, kishte qënë vetëm për çështje kohe dhe jo për mungesë kompetence. Megjithatë duhet të theksojme se nëse do të ishte caktuar në atë detyrë që në 1938, do të kishte vepruar me më shumë efikasitet se sa gjashtë vjet më vonë kur ju ngarkua po ky funksion.
Në Nëntor të vitit 1938 u emërua komandant i forcave lëvizëse (që përfshinin formacionet tankiste dhe lëvizëse), një detyrë që e ngarkonte edhe me funksionet e inspektorit të përgjithshëm dhe që e lejoi të drejtonte praktikisht organizimin e këtij sektori. Gjatë nëntë muajve që akoma mungonin nga fillimi i luftës së dyte botërore, ai e përshpejtoi përparimin e forcave tankiste të motorizuara, por nuk arriti të influencojë në masën e duhur në modernizimin e ushtrisë në të gjithë kompleksitetin e saj. Edhe ne sektorin e kompetencës së tij specifike, ju desh të konstatojë se Shtabmadhoria e Përgjithshme kishte më tepër tendenca për ta frenuar vrullin e tij se sa ta mbështeste. Duke folur për atë periudhë, Guderiani më tha pas lufte: “Në lidhje me forcat tankiste, Feldmareshalli von Brauchitsch më kishte shfaqur mirëkuptim që para konfliktit të parë, që kur ishte caktuar si komandant i grupit të 4-t të armatave të Lipsias, në të cilën bënin pjesë forcat e motorizuara dhe ato tankiste të ushtrisë. Mbi përdorimin operativ dhe taktik të forcave të mekanizuara kishte ide mjaft te sakta, megjithëse jo gjithmonë ishte në gjendje t’i zbatonte. I pëlqente ta ngiste ai vetë automjetin e tij, e prandaj nuk e kundërshtonte totalisht motorizimin. Halderi, nga ana tjetër, ishte njeri rutinë, një officer i shkollës së vjetër. Dukej sikur bënte përpjekje dhe vetëm kaq. Divizionet tankiste nuk ja mbushnin syrin. Sipas tij pjesa kryesore e një lufte i takonte gjithmonë këmbësorisë (1).”
1) E kam për detyrë të shënoj se në fazën kryesore të fushatës së Francës në 1940, kur forcat tankiste gjermane ishin dy hapa larg Dankerkut, Halderi, më shumë se çdo anëtar tjetër i komandës gjermane e kuptoi rëndësinë e shfytëzimit të plotë të penetrimit të forcave tankiste.
Në fillim të konfliktit, Guderiani e kapi fluturimthi situatën dhe kërkoi të kthehej në njësinë operative. Për pushtimin e Polonisë ju ngarkua komanda e një korpusi tankist në “Grupin e Armatave të Veriut” në komandën e Von Bokut. Por shumica e forcave tankiste ishte caktuar në “Grupin e Armatave të Jugut” nën komandën e Rundstedit dhe në ditët e para të fushatës Guderiani u gjet të kishte në dispozicion vetëm një divizion tankist. Ky divizion, i treti, ishte nën komandën e Geyr von Schëeppenbutgut, i cili që nga 1933 në 1937 kishte qënë atashe ushtarak i Gjermanise në Londër, e pastaj, meqë kishte një moshë më të lartë se ajo e lejuara, ishte gjetur në pozita vartëse kundrejt Guderianit kur ai në 1938, ishte emëruar si komandant i korparmatës së parë tankiste. Duke qënë se të dy ishin njerëz të karakterit të fortë dhe të dy të lidhur me mentalitete të pandryshuara, shpejt u kapën keq me njëri-tjetrin, dhe ky fërkim erdhi duke u rritur pikërisht atëhere kur në ditët e para të fushatës së Polonise, Guderiani u gjet të dispononte vetëm një divizion tankist më të cilin të mund të vinte në praktikë teoritë e tij dhe aftësinë e komandimit. Në një situatë të tillë u duk e pamundur të mos ishin në gjendje të ndërhynin në sferat e kompetencave të divizionit, dhe Geyr von Schëeppenburg i tha prerazi që të shihte punët e tij ndërsa ai se do ti shihte urdhërat e tij si komandant i korparmatës. Pasi kaloi me vrull korridorin polak, Guderianit ju dha si përforcim edhe një divizion tjetër tankist, dhe me dy divizione tankesh në dispozicionin e tij kreu një penetrim të thellë në jug të Prusisë lindore në Brest Litovsk, duke i marrë krahët armatave polake të përqëndruara para Varshavës dhe duke i shkaktuar armikut një goditje vdekjeprurëse, që e realizoi me shkathtësi të lartë.
Pas këtij veprimi, shumica e oficerëve që ishin në favor të përdorimit të tankeve, kishin shpresë se Guderianit do t’i ngarkohej komanda e lartë e forcave tankiste që do të përdorej në ofensiven kundra Francës. Por kur komanda e “grupit tankist” që duhej të merrej me thyerjen kryesore nëpërmjet Ardeneve ju ngarkua gjeneralit vom Kleist, ata ishin te bindur se kishin fituar mentalitetet e shkollës së vjetër. Megjithatë Guderianit ju ngarkua komanda e majës së shigjetës të kësaj njësie të madhe, një korparmatë e përbërë nga tre divizione. Me këto mundi të hapi një të çarë në mbrojtjen franceze dhe prej këtej realizoi ëndrrën e tij: të shfrytezojë zhytjen strategjike në thellësi, në mënyrë që të arrijë të presi komunikacionin e ushtrisë armike dhe për të shkuar drejt fitores përfundimtare.
Historinë e detajuar të kësaj fushate dramatike mund ta gjeni në kapitujt fillestarë të pjesës së dytë të këtij libri. Ja vlen të njohim që tashti mendimin i Guderianit për eprorët tij. Është nje gjykim që përveç disa aspekteve te personaliteteve te Rundstedit dhe Kleistit, tregon se vetë Guderiani, kur kishte të bënte me eprorë të gjykueshëm e tolerant, nuk ishte ai që shpesh e quanin një “vartës i vështirë”.
“Feldmareshalli von Rundstedt ishte një mendje strategjike e klasit të parë, ndoshta një nga më të mirët që kam patur. Preferonte kalorësinë në vend të tankeve, por nuk ja vinte shkopin në rrota këtyre të fundit siç vepronin gjeneralët e tjerë. Karakteri i tij prej kalorësi e bënte shumë të këndshme qënien nën urdhërat e tij. Edhe nëse nuk ishte dakord me opinion e një vartësi, e kishte gjithnjë parasysh dhe ishte i gatshem për ta diskutuar me të. Shfaqte haptazi pikëpamjet e tij edhe me Hitlerin, i cili ja respektonte sinqeritetin e tij. Në fillim të konfliktit nuk kishte patur asnjë simpati për tanket, por gjatë zhvillimit të fushatës, ndryshoi mendimet e tij dhe mësoi t’i përdori ato në mënyrë korrekte.”
Kemi mendimin se Runstedi, madje edhe Kleisti, ishin më të shkathet se Guderiani në vënien në lëvizje të vartësve, qoftë duke vlerësuar mendimet e tyre të ndryshme, dhe në këtë kuptim ishin më të gatshëm t’i pranonin përgjegjësitë e komandës supreme. Shumë nga oficerët që kishin shërbyer nën udhërat e Guderianit në periudhën e paraluftës, çfaqën këto mendime në bisedimet që pata me ta, megjithëse e lavdëronin pa asnjë rezervë Guderianin për aspekte të tjera të personalitetit të tij. “I mungonte, si të themi, kapaciteti psikologjik për të kuptuar dhe për të arrirë të nuhati se një “personalitet i shkallës së parë” sa një komandant i nivelit të tij duhet të kishte. Nuk e kishte të dhënën për të dëgjuar me qetësi vartësit e tij si dhe ata të po atij niveli dhe t’i lejonte ata të shrehnin mendimet e tyre edhe nëse nuk ishin si ato të tijat. Për të përdorur me këtë rast një shprehje e krahasuar me artin e kavalerisë, ai mund të themi se ishte një kalorës “energjik” dhe si i tillë arriti ato suksese, por i mungonte kapaciteti të futej në mentalitetin e “kalit” që ishte diçka esenciale për t’u bërë një kalorës i mirë. Si organizues dhe udhëheqës i forcave tankiste mund te themi se ishte i pazevendësueshëm”.
Ata që shprehnin keto mendime ishin njerëz të çiltër dhe besnikë, megjithatë duhet të kemi parasysh se ishin me prejardhje nga kalorësia, dhe se oficerët e tjerë, që kishin shërbyer që në fillim në njesitë tankiste, nuk shprehën po këto lloj mendimesh në bisedat me ta. Mbështetësit e përdorimt të kalorësisë i kishin vënë kaq shumë pengesa në rrotat e Guderianit sa që ai nuk kishte durim të sillej qetësisht kur kishte të bënte me oficerë që vinin nga kalorësia, pikërisht siç ishte sjellë Hobarti në ushtrinë angleze.
Nga një vlerësim i kujdesshëm i dokumentave në lidhje me fushatën e Francës, dilte krejtësisht e pakundërshtueshme se vendimi për të thyer krejtësisht çarjen e Sedanit, që e trasformoi këtë ndërhyrje në një goditje vdekjeprurëse për ushtrinë franceze, i takon kryesisht Guderianit, dhe sigurisht nuk do të ishte kthyer në një direktivë strategjike kryesore nëse ai nuk do të ishte perpjekur që ajo të aprovohej. Eprorët e tij, madje edhe vetë Hitleri, e ndoqën me dyshim operacionin ushtarak të ndërmarrë nga ai dhe mbetën gjithmonë me dyshin nëse do të ishte apo jo e nevojshme ta ndërprisnin; por Guderiani tashme e kishte “kafshuar gjahun”. E ndaluan kur ishte pikërisht për të kryer hapin vendimtar, atë mbi Dankërkun, me rezultatin që të pengohej evakuimi i ushtrisë angleze drejt Anglisë, megjithëse “urdhëri i ndalimit” nuk infleuncoi në rezultatin, tashmë i përcaktuar me fushatën e Francës.
Respektin e madh që Guderiani shprehte për Runstedin, tregon se ai, megjithë karakterin impulsiv dhe pandrushmërinë e tij, ishte në gjendje t’i kuptonte plotësisht problemet që lidheshin me përgjegjësitë kryesore të komandës dhe nga ana tjetër ishte shumë bujar në shpirt. Kjo aftësi u vu në dukje në gjykimet e shprehura për të mbi njerëzit që kishin bashkëpunuar në zhvillimin e një arme të re dhe të taktikave të reja operative (ashtu siç rezulton konkretisht nga njohja konkrete nga prej tij se kishte përfituar shumë nga studimi i veprave teorike të ekspertëve ushtarakë anglezë, si dhe nga fakti se veçanërisht për njërin prej tyre e konsideronte veten si “dishepull” të tij. Është mjaft e rrallë që arkitekti i këtyre fitoreve kaq të bujshme të pranonte haptazi këto ide, veçanërisht kur kemi të bëjmë me burime që atij i vinin nga burime të huaja e për më tepër nga një vend armik).
Guderiani, gjithashtu, nuk shfaqi asnjë mendim të kundërt në lidhje me deklaratat e tij të bëra në lidhje me fushatën e Rusisë. Kjo veçanërisht duke patur parasysh nëse do të merrej në konsideratë që shumë nga kolegët e tij, megjithëse nuk bënshin pjesë në armën tankiste, e pranojnë se gabimi fatal i vitit 1941 ishte ai që ishte kryer nga ana e komandës kur ajo e ndaloi të shtrihej me sa fuqi, në drejtim të Moskes, ashtu siç kishin vepruar në fushatën e Francës. Mbi këtë çështje do të flitet më gjerësisht në kapitullin XVI.
Megjithë këtë ndjenje keqardhje të justifikuar, Guderiani tashti ishte bërë më i arsyeshëm, qoftë edhe në marrëdhëniet me vartësit. Në këtë çështje është mjaft kuptimplotë dëshmia e Geyr von Schëeppenburg, pikërisht kur në peiudhën e parë, kur po ky gjeneral ishte përplasur keq me Guderianin. Duke folur për fushatën e Rusisë ai më tha: “Korpusi i im tankist bënte pjesë në grupin e tij të Tankeve, dhe unë u katandisa të isha vetem maja e shigejtës për gjatë gjithë kohës që vazhdoi sulmi përpara në drejtim të Moskës. Bashkëpunimi i ynë ishte shembellor, në sajë të taktit dhe shkathtësisë së Komandantit të shtabmadhorisë dhe kuptimit dhe vullntit të vetë Guderianit. Në gjashtë muajt e luftimeve të përditshme shumë të ashpra, nuk pati midis nesh asnjë lloj konflikti”, shtoi Geyr von Schëeppenburg, kur fliste për mënyrën me të cilën Guderiani kishte arritur të “realizonte aftësitë e tij komanduese”. I njëjti mendim m’u shpreh edhe nga gjeneralet e tjerë që kishin qënë nën urdhërat e tij në fushatën e vitit 1941.
Pikërisht atëhere kur kishte filluar të ishte më i përshtatshëm për përgjegjësitë e larta të komandës, Guderirani pà t’i humbisnin ato për t’i bërë të vetat, dhe kjo për shkak të një përplasje midis tij dhe Hitlerit. Diçka krejtësisht qesharake, dhe kjo përplasje ndodhi pikërisht në çastin kur Guderiani, kaq shpesh i kritikuar për guximin e tij të tepruar, insistonte me këmbëngulje për një taktike maturie, ndërsa Hitleri, duke ju përmbajtur përparimeve të deriatehërshme të Guderianit kishte gjykuar se kishte ardhur koha për t’i shkaktuar Rusisë një humbje përfundimtare, pretendonte të kryente një sulm të guximshëm pikërisht prapa krahëve të Moskes në mesin e dimrit.
Mbi këtë “zënkë” dëgjova mendime konfidenciale të gjeneralëve të tjerë, para se të njihja mendimin e vetë Guderianit, që rezultuan të ishin më të qarta. “Më 20 Dhjetor 1941 pata një diskutim prej pesë orësh me Hitlerin në shtabmadhorinë e tij në Prusinë lindore për ta informuar mbi situatën në Armatën e 2-të tankiste, që ishte vënë nën komandën time. Detyra e ngarkuar kësaj armate ishte t’i merrte krahët Moskës, nga jugu dhe jug-perëndimi dhe pastaj të sulej mbi Gorkin që ndodhej 500 Km përtej kryeqytetit. Për shkak të konditave në të cilat ndodheshin trupat dhe mundësitë e furnizimit, kjo detyrë për mua nuk mund të ralizohej.
“U mundova ta bindja Hitlerin mbi saktësinë e këtyre thënieve, por pa rezulat. Aty pata përshtypjen se raportet nuk i ishin paraqitur ashtu siç i kishim redaktuar, dhe i rekomandova të zëvendësonte oficerët e shtatbmadhrisë operative me oficerë që kishin eksperiencë të freskët nga fronti. Mbas këtij takimi, Hitleri i tha Keitelit: “Këtij s’ja mbusha mendjen”. Disa ditë më vonë, felmareshalli von Kluge, që kishte zëvendësuar feldmareshallin von Bock si komandant i përgjithshëm të grupit të armatave të Qendrës, më hoqi vërejtjen për moszbatimin e urdhërit të Hitlerit për të ndërprerë tërheqjen nga Tula në pozicionin Susha-Oka, një vijë fronti pjesërisht e fortifikuar në të cilën mund të rezistoje me gjithë të ftohtin e acartë të dimrit. Von Klugeha gabohej, por raporti që i dërgoi Hitlerit mjaftoi për ta bindur këtë të fundit për të më kthyer në shtëpi. U largova nga komanda me 25 Dhjetor 1941. “Per mua ishte nje “urim i mbrapshtë për pashkët” pikërisht për njeriun tek i cili Hitleri i detyrohej shumicën e fitoreve të tij. Dhe ishte pikërisht Hitleri ai që e pagoi haraçin më të madh.
Gudriani u la i mënjanuar deri në Shkurt të vitit 1943, atëhere kur Hitleri e rivendosi në detyrë si Inspektor i Përgjithshëm të forcave tankiste, në mënyrë që t’i riorganizonte dhe për më tepër t’i rindërtonte praktisht nga fillimi, pas humbjes që pësuan gjermanët në Stalingrad. Në mes të Qershorit të po atij viti, divizionet tankiste ishin rindërtuar dhe ripajisur, aq sa të arrinin një forcë jo më të ulët sesa ajo që kishin patur në fillim. Pastaj ishte përsëri Hitleri që e dërgoi në ofensivën kasaphane të Kurskut, që ishte dhe aktiviteti i tij i fundit sulmues ku rezultatet qenë fatale për vazhdimin e rezistencës kundër përparimit të marshimit rus. “Influenca ime mbi veprimet ishte që të kufizoja relacionet e pakta që i paraqisja Hitlerit, vetëm atëhere kur vendimet e Shtabmadhorisë së Përgjithshme binin në kundërshtim me principet e luftës tankiste, gjë që ndodhi disa herë.
Një vit më vonë, në Qershor 1944, ndërsa trupat gjermane ishin shtyrë deri në caqet e territorit rus dhe kur fronti ndodhej në një situatë gati para shpartallimit, Hitleri thirri përsëri Guderianin dhe i ngarkoi detyrën e Shefit të Shtabmadhorisë të Përgjithshme. Tregimi për këtë fazë të karrierës së Guderianit dhe përpjekja e dëshpëruar e Gjermanisë për të mbijetuar, do ta gjeni në Kapitullin e VII, ku futet më mirë në kronikën e ngjarjeve.
Por është e nevojshme të përfundojmë këtë kapitull, për të sjellë mendimet mbi aftesitë dhe influencën e Guderianit që unë e kam përmbledhur duke biseduar me dy nga gjeneralët më të dalluar që kishin qënë caktuar për një kohë të gjatë nën urdhërat e tij dhe ishin veçanërisht të cilësuar për të dhënë një vlerësim të drejtë mbi veprën e tij. Kam patur rastin të njoh shumë gjeneralë që e admironin deri në atë pikë sa ta vlerësonin pa mëdyshje, por tani preferoj të jap mendimet e të dy të sipërpërmendurve sepse janë njerëz me kapacitete kritike të sprovuara.
I pari është Geyr von Schëeppenburgu, i cili më ka folur haptazi mbi përplasjet e tij me Guderianin. Mendimi i tij i përgjithshëm ka qënë cilësor dhe shumë i përmbledhur: “Nëse forcat tankiste gjermane arritën të bëhen ato që u bënëe, për 60% i takojnë atij. Ambicioz, i gjallë, nxitës kundrejt vartësve të tij, që e deshën shumë dhe që kishin besim tek ai; i ashpër si njeri, i shpejtë në vendimarrje, i ngurtë me oficerët; një personalitet i veçantë, kështu që kishte dhe shumë armiq. Fjalepakët edhe me Hitlerin. Në stërvitje i shkathët, i perpiktë, progresist. Nëse dikush i propozonte një ide revolucinare, në 95% të rasteve përgjigja e tij do të ishte “po”, dhe sa me shpejt”.
Gjenerali tjetër është Manteuffel, më i shkëlqyeri midis komandantëve të forcave tankiste të brezit më të ri, që doli në dritë në pjesën e fundit të konfliktit. Ja dhe gjykimi per të: “Ishte pikërisht Guderiani – dhe fillimisht ishte vetëm ai – që i futi tanket në ushtri dhe i përdori si armë operative, nuk ishte aspak Shtabmadhoria e Përgjithëshme. Në periudhën kur punova në Ministrinë e Luftës (në inspektoriatin e forcave tankiste) pata një eksperiencë direkte mbi përpjekjet që Guderianit ju desh të bënte për të përdorur këtë armë. Në kuptimin më të mirë të fjalës, armë që mbante vulën e personalitetit të tij. Sukseset e tij gjatë konfliktit, i takojnë vetëm atij.
“Në periudhën e paraluftës, ai në një farë mënyre qëndroi i izoluar, pikërisht atëhere kur inisistoi për të përdorur focat tankiste për të çarë frontin e kundërshtarit e për ta ndjekur nga një futje në thellësi, pa e çarë kokën, të paktën në fazën fillestare për të mbrojtur krahët. Për ditë, javë, muaj e vite, në një numur pambarim konferencash, ju desh të luftonte për t’ja u futur në kokë këtë koncept, madje edhe në mendjen e komandantëve të njësive tankiste.”
“Duhet të pranojmë se jo gjithmonë Guderiani pati sukses në aplikimin e teorive të tij gjatë luftës, kjo i takon faktit se atij ju desh të luftonte kundër mosbesimit dhe koncepteve të gjeneralëve të vjetër që për tankistët nuk kishin pothuaj asnjë dijeni.
“Ka qënë pikërisht arkitekti dhe mjeshtri i forcave tona tankiste, dhe dua të vendos një theks të veçantë mbi fjalën mjeshtër.”