- Shqipëria është vendi më i bukur në botë.
- Në Shqipëri kemi korrupsionin.
- Ballokumja është shqiptare. Po ashtu dhe Bugaçja.
- Nuk kemi mode shqiptare.
- Kryepeshkopi është grek, por jeton në Shqipëri.
- Të gjithë të huajt do të deshin të jetonin në Shqipëri, dhe jo vetëm ata të varfërit.
- Në Shqipëri jetohet mirë, mjafton të lexosh gazetat.
- Thuhet se Shqipëria është në rënie ekonomike dhe pas dhjetë vjetësh të gjithë do jemi kthyer në kamariera, banakiera e roje bankash.
- Në Shqipëri të gjithë duan të punojnë, por të punojnë ose si bufetierë ose duke dhënë me qera dyqane e banesa.
- Në Shqipëri do kishim akoma Sigurimin nëse nuk do të kishin vdekur Enveri dhe Mehmeti. Apo ndoshta e kemi akoma ?!
- Në Shqipëri, për ata që nuk e dijnë, ka vetëm shqiptarë.
- Në Shqipëri nuk jemi larg as nga deti dhe as nga mali.
- Në Shqipëri kemi futbollistët të mirë, por rrallë herë fitojmë.
- Në Shqipëri kemi futbollistë që i kërkon gjithë Europa, por stadiumet i kemi pa spektatorë.
- Shqipëria është vendi i rakisë.
- Shqipëria pas 100 vjetëve do bëhet fuqi industriale.
- Në Shqipëri çdo katër vjet kthehen në militantë kundërshtarë të partisë në fuqi.
- Shqipëria ka njerëzit me më shumë faqe në botë.
- Shqipëria është kthyer në një kosh plehrash të hapur.
- Si në Shqipëri nuk jetohet në asnjë vend tjetër të botës. Aty vepron parulla “kafe dhe llafe”.
- Në Shqipëri jetohet shume mirë ke apo s’ke para. Pranë çdo pallati ka nga një Bankë.
- Shqipëria është vendi ku hahet mirë, mish pule me pilaf.
- Në Shqipëri për bela na kanë mbetur disa me mendime fashiste e komuniste.
- Shqipëria ka pretendime për të hyrë në BE, po nuk po e fusin se ka shumë që shprehen “Allah Qerim”.
- Në Shqiperi sekush bën si ti dojë qejfi.
- Edhe ne në Shqipëri kemi filluar ti kemi gratë e bukura.
- Burrat Shqiptarë, kur takohen pyesin njëri-tjetrin gjithë dyshim “A je Burrë?”
- Në Shqipëri bëhet pyetja: “A kemi për të ecur ndonjëherë përpara?”
- Në kampionatin shqiptar të futbollit vazhdojnë akoma grushtat dhe shkelmat.
- Mishi me narden gatuhet në Shqiperi, madje në Elbasan.
- Rroftë Shqipëria! Por shqiptaret gjithmonë kanë patur qejf të largohen prej saj.
- Pedagogët shqiptare kanë qejf të japin mësim jashtë shtetit.
- Në Shqipëri ka vend për të gjithë.
- Shqipëria është vendi që « e ka bekù Perenia ».
- Për ata që nuk e dinë: edhe Shqipëria ndodhet në Europë.
- Kënga popullore shqiptare i këndon dashurisë ose në labçe ose në shkodrançe.
- Shqipëria është Republikë Demokratike bazuar jo mbi punën por mbi rehatllëkun.
- Importi shqiptar ka përfshirë Ballkanin.
- Në Shqipëri ka pas lindur Skënderbeu dhe mbahet mend.
- Në Shqipëri ka shumë pasuri, po e mbajnë mbyllur në dhoma të blinduara.
- Në Shqipëri ka dhe shumë varfëri. Blejnë ushqime me lista.
- Ilirët kanë qenë Shqiptarë.
- Në Shqipëri koha ndërron çdo gjashtë muaj.
- Në Shqipëri ujërat herë përmbytin, herë shterojnë.
- Burrat shqiptarë dinë të gjithë të kërcejnë « Napolonin ».
- Shqiptarët nuk durojnë të mbajnë rradhën.
- Shqiptarët dijnë të jetojnë: bukë, gjizë e kokërr hudhër.
- Industria Shqiptare as ngrihet, por as ulet.
- Shqiperia vazhdon akoma të jetë një pikëpyetje e madhe.
- Në Shqipëri deti akoma është i kaltër.
- Në Shqipëri kemi një kinema të madhe me shumë aktorë e pak spektatorë.
- Kinematografia shqiptare tashmë ka ngecur te dokumentarët.
- Shqiperia ka për kufi Greqinë, Maqedoninë, Malin e Zi, e Kosovën, pa harruar Guardia di Finanza-n dhe Mafian.
- Kemi Artizanë të aftë, por nuk po shohim gjë.
- Shqiptarët janë të aftë të mësojnë çdo zanat.
- Është përshtypja sikur Shqipëria kufizohet me Ballkanin dhe Afrikën. Ashtu duket, por mendohuni mirë.
- Aktori Naim Frashëri ishte shqiptar.
- Familja shqiptare është një degë partie, varet nga kryefamiljari.
- Shqiptarët përveç gazetave, asgjë tjetër nuk lexojnë.
- Ekonomia Shqiptare është në rënie, por nuk i intereson askujt. Të gjithë bërtasin “Politika në plan të parë”.
- Shqiptarët dinë vetëm të luftojnë.
- Shqiptarët vetëm në dasma dinë të këndojnë e të kërcejnë.
- Në Shqipëri do zihemi gjithnjë dhe për çdo gjë.
- Shqipëria është kurioze për çdo gjë.
- Shqiptarët duan të futen në Europë vetëm sa për pasaportën.
- Shqiptarit për të pirë një kafe i duhen dy orë në klub.
- Vetëm kur ndodhemi jashtë shtetit mburremi se jemi shqiptarë.
- Shqipëria është pis dhe faji është i Bashkisë.
- Në Peshë-Ngritje jemi kampionë.
- Në Shqipëri kemi Tiranën, dhe asgjë tjetër.
- Në Shqipëri zhvillohen shumë debate në TV, por pa bereqet.
- Megjithatë, Shqipëria është shumë e bukur.
- Shqipëria ka për histori Pellazget dhe Ilirët.
- Shqipëria nuk ka histori bashkëkohore, e ndërron sipas partive.
- Në Shqipëri shprehen opinionet pa kontrolluar faktet.
- Në Shqipëri komandon dhe do komandojë gjithnjë vetëm një.
- Shqipëria duhet parë gjithnjë me seriozitet.
- Italia ka patur një nga diktaturat më simpatike të historisë. Sipas disave, Shqipëria ka patur një nga diktaturat më antipatike në histori.
- Shqipëria duhej ta kishte bojkotuar diktaturën, por atë e ndalonte Europa.
- Të huajt nuk mund ta kuptojnë Shqipërinë, edhe nëse banojnë aty me vite.
- Labçja është një nga format e artit shqiptar.
- Edhe kënga korçare pëlqehet.
- Në Shqipëri zgjedhim gjithnjë rrugën ekstreme.
- Edhe ne në Shqipëri e kemi një parti Komuniste.
- Në Shqipëri as Kishës e as Xhamisë nuk i dëgjohet fjala.
- Në Shqipëri ka diferenca të mëdha në kulturën e gatimit sipas krahinave.
- Shqipëria është vendi ku botohen më shumë gazeta.
- Shqipëria është vendi i fajtorëve që falen.
- Në Shqipëri, që nga koha e Tanzimatit, nuk kanë qejf të paguajnë tatimet.
- Në Shqipëri vetëm me folklorin tregohemi të aftë.
- Në Shqipëri jemi që të gjithë politikanë.
- Shqipëria në Mesjetë ja ka mbledhur edhe Turqisë.
- Në Shqipëri kanë shitur gomerët dhe tokat e kanë blerë makina.
- Shqipëria është akoma një vend pa rregulla.
- Shqipëria ka qenë dikur një vend fetar.
- Në Shqipëri kemi pasur President, Kryeministër dhe Bajraktar Sali Berishën!
Mirësevini në Shqipëri!
Robert Cipo