Faktet vërtetojnë se një pjes’e prodhimit të leteraturës sonë, proz’e poezi, që u punua gjatë periodës së zgjidhimit kombëtar ka më shumë vlerë patriotike e propagandistike se sa estetike e stilistike. Ky fenomen nuk është tipik i letërsisë së rilindjes sonë. I njëjti karakter vërehet edhe në letraturën e kombësive ballkanike – bullgare, neogreke, rumune, etj. Shkurt, tërë atë notë dallonjëse që ka letërsia e çdo populli në çapat e para të luftës së tij për liri. Dhe ësht’e natyrëshme që të jetë kështu.
Prodhimi i ynë letrar që dolli në dritë kur ishin duke u arirë e duke u pjekur ngjarjet që do të kishin për epilog formimin e Shtetit Shqiptar është frut i disa patriotëve të flaktë, të cilët pavarësisht nga mësimi i tyre i lart’ a po i mesme, pa e vrarë mendjen në se ishin a po jo të veshur nga natyra me flladin e poezisë, rroknë penën e shkruan për të zgjuar një popull të mpirë. U bënë ata vetë gazetarë, vjershëtorë, shkrimtarë duke patur për qëllim imediat të përhapurit të ideve patriotike, politike dhe shoqërore në shtresat e popullit. Të shkruash në valë të punës, me një shqipe të palëruar, të hidhesh nga shpresa në dëshpërim dhe anasjelltas, të qash e të qeshish, ja disa çaste psikologjike që nuk e lejojnë patriotin të krehi shkrimet e tija, po sidoqoftë, këto vepra janë qint për qint shumë më të vyera e më të mira nga një këngë e bukur, po lodër e fantazisë. Dhe në qoftë se ai prodhim lë diç për të dëshëruar, vepra poetike e Naimit ka tjetër peshë dhe hartonjësi i saj ha bukë veç.
Brezi i ri, nxënësit e studentët, tëre miqt’e shqipes të mos lënë asnjë vepër të Naimit pa studiuar, veçanërisht prodhimin vjershor. Leximi i veprave të tija do të na paraqitë sferën e jetës në të cilën ka punuar, do të jetojmë për një çast klimën ku sundonin idetë e ndryshme fetare, rrymat politike në kundërshtim njëra me tjetrën, propaganda e huaj dhe frika se mos coptohej Shqipëria nga fqinjët.
Në këtë pështjellim të math politik, shoqëror e fetar punonte Naimi me shokë dhe shkruante për popullin këngë që frymëzoheshin nga dashuria e Atdheut. Dhe pikërisht për dashurin e vendit u bënë mjeshtër; u bënë hartonjës librash e abetaresh për të përhapur mësim në popull, për të përballuar me trimëri të pashoqe, pikërisht si ne sot, problemet më të vështira politike e shoqërore dhe bënë si bënë e shpëtuan Shqipërinë. Të zgjosh vetëdijen kombëtare të popullit, të ngjallësh dashurinë për gjuhën, të mbjellësh farën e vëllazërisë, po edhe urrejtjen kundër atyre që e përbuznin Shqipërinë, ja tematika e lirikes patriotike të Naimit, i cili e dinte mirë se nga gjinitë letrare vetëm lirikja dhe epikja janë ato që godasin më drejt për drejt ndjenjën e popullit.
Pohonjës i math i të drejtave t’atdheut, i një Shqipërie së lirë e së pavarur, Naimi kish tërë ç’i duhej për të përmbushur apostulatën e tij – kish shembullin me të cilin na mësoi të jemi puntorë, kish veprimtarin’e tij të palodhur në fushën e letrave me të cilën na mësoi të duam gjuhën dhe leteraturën tonë. Ai bashkë me Saminë kanë qënë të parët që përdorën toskërishten si gjuhë letrare duke e nxjerrë nga rrethi i ngushtë në të cilën dergjej dhe duke e përhapur në popullt. Është ky me të vëllanë që përdornë një ortografi pothua të ngultë që shërben edhe sot për tërë ata që duan të shkruajnë pa fluktuacione të mbëdha.
Po ajo që bie me fort në sy është gjuha e tij e bukur, e thjeshtë, një grur pa egjër. Naimi ësht’i vetmi midis shkrimtarëve e vjershëtorëve toskë që erdhë, para e pastaj, që ka shtënë në punë një toskërishte me frazeologji e fjalë të pasura, me konstrukta të laryshta e popullore dhe me një kategori morfologjike që s’munt ta neveritë një që këkon të studiojë e të zbulojë gjëra të reja në fushë të gramatikës e të sintaksit.
Kaqë shumë Naimi e ka pasë të zhvilluar instinktin e gjuhës, sa është i vetm’i ndër poetë e prozatore tosk’e gegë që na jep shembulla të gjalla të aspektit të verbit pa patur as vetëdijen se po i fal gjuhës një kapitull të ri. Nxënësit tonë, profesorët e shqipës të rrahin e të përvehtësojnë nga Naimi fjalorin e tij të pasur, përdorimin e drejtë të gjuhës dhe konstruktet e hieshme të bëra me gjithfarë kombinime kohërash e mënyrash gramatikore, po gjithmonë të lehta e të bukura. Edhe anakolutet e Naimit, albanizmat e tija, kanë diç tërheqëse që të ftojnë t’i studiosh e t’i shijosh. I quajmë anakolute, natyrisht në lidhje me gramatikën savante, se ndryshe ato janë shprehje të lindura bashkë me qëndresat e ndryshme të mendimit.
Nuk vetëm nga gjuha, po edhe nga poezia e tij ata do të gjejnë gjëra të reja, një notë të re p.sh. do ta zbulojnë në poezinë patriotike që është thellësisht kombëtare, po edhe lartësisht njerëzore; një not’e një trajtë të re e kanë te poezia blegtore. Muza e tij patriotike është veç shoqesh: fluturon me krahë të lira, po duart i ka të zëna – me njërën mban historin’ e hidhur të së kaluarës së popullit tonë, në tjetrën, me të djathtën shtrëngon një gjë të rëndë, tërë tormentin se a do tja kthejë fatin popullit tonë të shumë vuajtur. Poet i brezave të rinj, fli i qetë, ëndra jote u realizua!