Letër e gjuhëtarit Aleksandër Xhuvani për Mark Ndojën – 1948

Nga Leka Ndoja

leka-ndoja
Letra_XhuvanitLetër e gjuhëtarit Aleksandër Xhuvani për Mark Ndojën – 1948, në lidhje me përfundimin e Hartimit të Ortografisë Shqipe, nga Kostaq Cipo.

Duke qene i pamundun Xhuvani, që mbushte me 14 Mars 68 vjeç, si Shef i Seksionit të Gjuhësisë në Institut, ia adresoi redaktimin Cipos me ndihmën e Cabejt.

Letra me poshtë merret me sigurimin e përkthyesve nga rusishtja si djali i Mihal Sherkos (Serxhio) dhe ing. Thoma Luarasi, mik i familjes Ndoja. Ortografia e gjuhës shqipe botim i Institutit pa dritën e botimit vitin tjetër. Botim që u përditësu mbas vrejtjeve të mësuesve e specialistëve dhe rezistoi deri më 1973 ndërsa në Kosovë ishte pikë referimi më gjatë.

Në frymën e kësaj gjuhe duket qartë se shkencëtarët kryesorë, më pas do të ishte pjesë e seksionit të Gjuhësisë edhe gjuhëtari i Prof. Pashko Geci i cili do vijonte punën edhe me pasardhësin e Xhuvanit si Shef Seksioni, ish kryeredaktorin e ZP. A. Kostallari ardhë nga studimet moskovite më 1955.
L. Ndoja.

 

Tiranë 3 Mars 1948

 

I dashtun Mark,

 

Tash, ato punë që do të bajshe unë, si buxhetin, planin tremujor, rtj. Ban-i ti me shokët, me Cipon e me Çabenë. Ortografinë thuejse e mbaruem së biseduemi na të tre, madje, edhe për dy herë; nuk mbetet gja tjetër tani, veçse me i dhanë ata të dy dorën e fundit e le ta shpërndajnë ndër disa arsimtarë, si kemi vendosë, mbasi ta bisedojnë nji herë me nj’a dy a tre shokë të tjerë: Shefqet Musarai (se duhet nji Toskë tjetër, ose Ali Ashorva), ti, Aleksi (Çaçi) e ndonji tjetër.

Letra Xhuvanit

Pin It on Pinterest

Share This